Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Izraelitët tronditën botën përpara ndeshjes me Zvicrën, shfaqën në konferencë për media një atlete të një fëmije
    Ballina-1

    Izraelitët tronditën botën përpara ndeshjes me Zvicrën, shfaqën në konferencë për media një atlete të një fëmije

    14/11/2023 21:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Qyteti hungarez Felcsut do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Izraelit dhe Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 dhe me këtë rast është mbajtur një konferencë për media ku izraelitët sollën atlete për fëmijë, duke shkaktuar një befasi tronditëse.

    Qyteti ndodhet rreth një orë larg nga Budapesti, dhe është shënuar si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë, ndaj kjo sfidë do të sigurohet nga një numër i madh i forcave speciale të armatosura.

    Izraelitët ishin shumë të emocionuar në konferencën e sotme për shtyp, ndaj kapiteni i Eli Dasa solli vetëm një atlete dhe doli para shtypit me të.

    “Nuk mund ta imagjinoni historinë pas kësaj atlete”, u tha Dasa gazetarëve dhe filloi historinë e tetëvjeçarit Nave Soham.

    “Ai u rrëmbye së bashku me shtatë anëtarë të tjerë të familjes në Gaza. Tre prej tyre tashmë janë të vdekur dhe kjo atlete është e vetmja gjë që i ka mbetur në shtëpinë e tij. Ne presim që ai të kthehet në shtëpi”.

    Izraelitët theksuan se futbolli nuk është më gjëja më e rëndësishme për ta.

    “Sporti nuk është më gjëja më e rëndësishme për ne, ne duam që fëmijët tanë të kthehen në shtëpitë tona”, potencoi trajneri i Izraelit, Alon Hazan dhe shtoi: “Nuk ka rëndësi se ku luajmë, nëse qoftë edhe një hebre qëndron në tribuna, ne ndihemi si në shtëpinë tonë”.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.