Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ia ka marrë mendjen Loredana, ylli i Borussia Dortmund refuzon ftesën nga Gjermania
    Ballina-1

    Ia ka marrë mendjen Loredana, ylli i Borussia Dortmund refuzon ftesën nga Gjermania

    15/11/2023 19:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Emri i Karim Adejemit vazhdon të prodhojë debat në Gjermani, ku janë të sigurt se lidhja e tij me këngëtaren shqiptare Loredana, po e largon nga rruga e duhur në botën e futbollit.

    Lojtari i ri i Borusia Dortmund shihej si shpresa e të ardhmes së Gjermanisë, por në periudhën e fundit është folur më shumë për lidhjen me këngëtaren se sa për atë që po bën në fushë.

    Adejemi së fundmi raportohet se ka refuzuar edhe një ftesë për të qenë pjesë e Gjermanisë U21. Djaloshi nuk ka marrë ftesë nga kombëtarja gjermane A, pasi nuk ka qenë në formën e duhur dhe nuk po aktivizohet rregullisht me Borusia Dortmund. Por ai ka refuzuar që të luajë me U21, duke deklaruar se do të përqendrohet në këtë javë te puna për të rifituar vendin te Borusia Dortmund.

    Një situatë që nuk i ka pëlqyer as trajnerit të kombëtares A, Julian Nagelsman, i cili e ka jashtë planeve të tij pasi futbollisti duket që nuk është i përkushtuar ndaj fanellës. Dhe sigurisht, në një situatë të tillë mediat gjermane vazhdojnë të insistojnë përsëri se jeta e tij jashtë fushës së lojës, po ndikon shumë atë që bën në katërkëndorin e gjelbër, duke çuar dëm talentin e sulmuesit.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.