Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    A do të jetë ndeshja e nesërme e fundit te Kosova? Gliha jep këtë përgjigje
    Ballina-1

    A do të jetë ndeshja e nesërme e fundit te Kosova? Gliha jep këtë përgjigje

    20/11/2023 18:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, nuk ka preferuar të flasë rreth të ardhmes së tij.

    “Dardanët” do të zhvillojnë nesër mbrëma (e martë) ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ndaj Bjellorusisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Gliha tha se nuk e di nëse kjo do të jetë ndeshja e fundit e tij në krye të shtabit teknik.

    “Nuk e di dhe as nuk po mendoj për këtë. Vëmendja ime është tek ndeshja e së martës dhe për pjesën tjetër nuk dua të komentoj”, tha trajneri slloven në konferencën për media.

    Gliha foli edhe rreth kundërshtarit të nesërm, të cilin e vlerësoi si të vështirë.

    “Kurrë s’kam thënë që Kosova nuk është kombëtare e fortë. Fokusi im ishte të gjejë zgjidhje për çdo problem që mund të na dal para. Kemi gjetur disa gabime që synojmë t’i përmirësojmë ndaj Bjellorusisë. Ndeshja ndaj Bjellorusisë do të jetë e vështirë. Nuk ka kundërshtar të dobët”, deklaroi Primoz Gliha.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.