Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tifozët shfaqin një flamur gjigant të Shqipërisë në tribunën ballore të stadiumit
    Ballina-1

    Tifozët shfaqin një flamur gjigant të Shqipërisë në tribunën ballore të stadiumit

    20/11/2023 21:50
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Teksa na ndajnë vetëm disa minuta para fillimit të ndeshjes Shqipëri – Ishujt Faroe, tifozët kanë shfaqur një flamur gjigant të Shqipërisë në tribunën ballore të stadiumit.

    Atmosferë festive po mbizotëron në shkallët e stadiumit “Air Albania” teksa të gjithë tifozët në stadium janë përgatitur që të festojnë kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani.

    Shqipëria synon që këtë fushatë kualifikuese ta përmbyll si lidere e grupit andaj për të realizuar këtë qëllim, kuqezinjve iu duhet të paktën një pikë në këtë takim.

    Interesimi për këtë ndeshje ka qenë mjaft i madh me tifozët që ishin mbledhur para stadiumit gjatë ditës duke i dhënë Tiranës një ngjyrë tjetër me flamuj dhe simbole kombëtare.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.