Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gliha deklarohet pas humbjes me Bjellorusinë, befason me deklaratën
    Ballina-1

    Gliha deklarohet pas humbjes me Bjellorusinë, befason me deklaratën

    22/11/2023 00:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova e mbylli me humbje ndeshjen e fundit në kualifikueset e Euro 2024. Dardanët u mposhtën në shtëpi nga Bjellorusia me rezultatin 0-1. Pas kësaj ndeshje, për emisionin “Dardanët” foli trajneri Primozh Gliha, i cili theksoi se është krenar për futbollistët e tij ndërsa shtoi se ndjehet mirë në Kosovë dhe se njerëzit e kanë trajtuar mirë.

    “Jam shumë krenar për lojtarët sepse luajtëm shumë mirë, I patëm shanset. Kishim edhe ambicie, duhej të na jepnin një penallti ishte 100%, por arbitri nuk e pa as në VAR. nuk e kuptoj pse. Po luajmë pa sulmues, Muriqi, Rashica, u ndje edhe mungesa e Rrahmanit.

    Sot kishim shumë mundësi, por nuk ishin sulmuesit ata që patën raste. Në situata të veçanta nëse nuk qëllon sulmuesi në pozicionin e duhur, atëherë është e vështirë. Ndjehem shumë mirë këtu, njerëzit janë treguar shumë të mirë me mua. I kam dhënë mundësi shumë lojtarëve. Edhe shoferët e taksive më dhanë shumë këshilla, por nuk funksionoi”, u shpreh Gliha.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.