Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Vojvoda: Për kualifikim nuk mjafton vetëm paraqitja në fushë
    Ballina-1

    Vojvoda: Për kualifikim nuk mjafton vetëm paraqitja në fushë

    22/11/2023 00:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mërgim Vojvoda ka thënë se për kualifikim në ngjarje të mëdha nuk mjafton vetëm paraqitja në fushë. Ai ka thënë se të gjithë duhet të marrin më shumë përgjegjësi.

     “Nuk është që Bjellorusia ka pasur shumë raste, që e ka pasur lojën në kontroll. Ne kishim shumë raste, por nuk shënuam golin që do të na jepte vetëbesim. E morëm golin nga gjysmërasti, por ky është futbolli, duhet të pajtohemi”, ka thënë Vojvoda.

    Ai më pas ka folur për gjithë ciklin kualifikues.

    “E kemi dhënë maksimumin, por kemi pasur edhe shumë mungesa fatkeqësisht. Lojtarët e ri duhet t’i falënderojmë shumë. Është një përvojë e madhe për ta për të ardhmen. E lëshuam edhe një rast për kualifikim, por nuk ishte lehtë. Kemi lojtarë fantastikë. Ambienti është i mirë, i kemi inkuadruar lojtarët e rinj shumë mirë. Unë mund të flas për fushë dhe për kohën kur jemi bashkë. Ne kalojmë shumë mirë. Për kualifikim nuk është vetëm fusha, ka shumë gjëra. Shumë persona, shumë staf. Duhet të marrim përgjegjësinë. Unë kur vijë e jap maksimumin. Duhet të marrim përgjegjësi më të mëdha”, ka theksuar Vojvoda.

    Ai foli edhe për gjendjen e rëndë të fushës në “Fadil Vokrri”.

    “Sot u kanë shumë zor. Do të kishim pasur qejf të kemi një stadium më të mirë. Nuk e di kush e ka këtë përgjegjësi. Unë vij për të luajtur. Shpresoj se do të kemi kushte më të mira”.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.