Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Qetësohuni lepuj”, Ballist Morina ka një mesazh për Serbinë
    Ballina-1

    “Qetësohuni lepuj”, Ballist Morina ka një mesazh për Serbinë

    23/11/2023 16:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Më 14 tetor 2014, Ismail “Ballist” Morina lëshoi dronin e famshëm në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë të luajtur në Beograd, duke shkaktuar trazira dhe ndërprerje të ndeshjes.

    Pasi u arratis nga Beogradi, ai ka vendosur të provokojë sërish futbollistët dhe tifozët serbë.

    Këtë herë ai e ka bërë në profilin zyrtar të UEFA-s në Instagram, ku ka shkruar dy fjali provokuese dhe kështu ka shkaktuar zemërimin e tifozëve të Përfaqësueses Serbe.

    “Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni. Shihemi në fazën eliminatore”, ka shkruar Morina në postimin e UEFA-s.

    Kuksiani është arrestuar disa herë dhe është vënë në arrest shtëpiak nga vendet fqinje dhe vet shteti shqiptar.

    Shqipëria është në vazon e dytë përpara shortit të grupeve për Euro 2024, ndërsa Serbia në vazon e katërt, ndaj është i mundur një duel mes dy vendeve në fazën e grupeve.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.