Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Juventusi triumfon në derbin ndaj Napolit dhe merr kryesimin në tabelë
    Ballina-1

    Juventusi triumfon në derbin ndaj Napolit dhe merr kryesimin në tabelë

    08/12/2023 23:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Juventusi ka triumfuar në derbin ndaj Napolit, për të marrë kryesimin në tabelë, së paku derisa Interi të zhvillojë ndeshjen e kësaj jave ndaj Udineses.

    Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri regjistroi fitoren e dytë rresht, duke triumfuar sonte me rezultatin minimal 1:0.

    Ndeshja u zhvillua në “Allianz Stadium” dhe i takoi javës së 15-të në Serie A.

    Golin e vetëm dhe të tri pikëve për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Federico Gatti (51′).

    Vlen të theksohet se për Napolin shënoi Victor Osimhen (71′), por që goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

    Si zakonisht, edhe sonte te napolitanët tërë ndeshjen e luajti Amir Rrahmani.

    Juventusi pas kësaj fitore ka 36 pikë dhe tani prin në tabelë, me një pikë më shumë se Interi, që nesër mbrëma pret Udinesen në “Guiseppe Meazza”.

    Napoli renditet i pesti me 24 pikë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.