Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gazeta spanjolle AS konfirmon ofertën e Kosovës: Robert Moreno po konsideron tri destinacione
    Ballina-1

    Gazeta spanjolle AS konfirmon ofertën e Kosovës: Robert Moreno po konsideron tri destinacione

    12/12/2023 15:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri 46-vjeçar spanjoll, Robert Moreno thuhet se ka edhe dy oferta nga klubet, përveç ofertës nga Përfaqësuesja e Kosovës.

    Sipas gazetës spanjolle AS, Moreno është afër rikthimit në stol pasi ish-trajneri i Spanjës ka mbajtur takime këtë javë me tre destinacione të mundshme: dy klube dhe një kombëtare.

    Ky medium shton se të interesuar për nënshkrimin e trajnerit spanjoll janë Federata e Kosovës që ai të mund të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës, klubi rus Sochi dhe klubi turk Adana Demirspor.

    Moreno ka qenë këto ditë në Rusi dhe Turqi për të zhvilluar intervista të ndryshme me bashkëbiseduesit e interesuar për nënshkrimin e tij.

    Ofertat raportohet se janë të rëndësishme financiarisht, por ish-trajneri i Granadës dhe Monacos do ta vlerësojë më shumë projektin sportiv kur zgjedh.

    Në këtë kuptim, gazeta AS shton se opsioni i drejtimit të një klubi po fiton më shumë fuqi për momentin sesa drejtimi i një ekipi kombëtar, që në këtë rast është Kosova.

    Përvoja e fundit e Morenos ishte Granada vitin e kaluar. Më 7 mars 2022, ai u shkarkua nga drejtuesit e klubit pasi humbi ndaj Valencias 3-1. Që atëherë, ai ka pasur disa propozime. Në ditët në vijim ai do të marrë një vendim.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.