Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FFK shpallet “Punëdhënësi i vitit 2023” nga OEK
    Ballina-1

    FFK shpallet “Punëdhënësi i vitit 2023” nga OEK

    15/12/2023 11:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës është nderuar me çmimin “Punëdhënësi i vitit 2023” në Gala mbrëmjen “The Best of Kosovo 2023”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

    Në këtë mbrëmje speciale, që u mbajt në Prishtinë, u ndan çmime për tatimpaguesit, eksportuesit dhe punëdhënësit e vitit 2023.

    FFK-ja u nderua me këtë çmim për kontributin e saj në rritjen ekonomike në Kosovë, si një nga punëdhënësit më të mëdhenj të këtij viti në vendin tonë.

    FFK falënderon Odën Ekonomike të Kosovës për vlerësimin e punës dhe po ashtu është krenare me sponsorët e saj që mundësojnë që federata të rritet në vazhdimësi dhe përveç aktivitetit e misionit të saj (zhvillimit të futbollit) të krijojë edhe mundësi punësimi dhe të bëhet strehë e shumë njerëzve, që kryejnë punë në dhe për FFK-në në të gjithë Kosovën. Faleminderit OEK!

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.