Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Napoli mposht Cagliarin, Rrahmani ndalet te shtylla
    Ballina-1

    Napoli mposht Cagliarin, Rrahmani ndalet te shtylla

    16/12/2023 21:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mund të kishte qenë mbrëmja e Amir Rrahmanit, por fati nuk ishte me mbrojtësin dardan. Në takimin mes Napolit dhe Cagliarit, në stadiumin “Maradona”, ish-mbrojtësi i Partizanit goditi shtyllën në minutën e 29-të.

    Vendësit kishin fituar një goditje dënimi afër zonës së kundërshtarëve dhe në zhvillimet e saj, topi gjen kokën e Rramanit, që për çështje centimetrash nuk e dërgoi topin në rrjetë, por goditi shtyllën.

    Me të drejtë 29-vjeçari vë duart në kokë, do të kishte qenë një gol vërtet i bukur.

    Gjithsesi, pas shumë përpjekjesh, Napoli ia doli të merrte maksimumin e pikëve para publikut vendës. Goli që zhbllokoi takimin e shënoi Osimhen  në minutën e 69-të.

    Vetëm tri minuta më vonë Cagliari u kundërpërgjigj me Pavolettin, që ktheu baraspeshën në rezultat.

    Vendësit nuk mund ta pranonin këtë rezultat dhe u hodhën menjëherë në sulm, për të rimarrë epërsinë me golin e dytë të shënuar nga Kvaratskhelia.

    Fitore jo pa vuajte për Napolin, që parakalon Romën në renditje, por skuadra e Mourinhos zbret në fushë këtë të diel kundër Bolognas.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.