Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fluminense nuk fal “faraonët”, Marcelo me shokë kapin finalin e Botërorit të Klubeve
    Ballina-1

    Fluminense nuk fal “faraonët”, Marcelo me shokë kapin finalin e Botërorit të Klubeve

    18/12/2023 22:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pritej një fitore e madhe e kampionëve të Copa Libertadores dhe ajo erdhi. “Tri kolorët” e Fluminense triumfuan në “King Abdullah Sports City” të Jedahut, ndaj “Faraonëve” egjiptianë të Al-Ahly, në gjysmë-finalen e Botërorit të Klubeve, me edicionin e vitit 2023, që po zhvillohet në Arabinë Saudite.

    Skuadrës së Marcelo e Felipe Melo i mjaftuan dy gola në pjesën e dytë, fillimisht nga anësori i sulmit, John Arias, në minutën e 71’-të të sfidës dhe më pas nga “fantazisti” i mesfushës John Kennedy, në minutën e 90’-të, për t’i çuar fituesit e Copa Libertadores, në finalen e madhe të këtij kompeticioni.

    Tashmë, “gjigantët” e futbollit brazlian do të presin fituesin e sfidës, Urawa-Manchester City, me “Qytetarët” e Pep Guardiola-s, që shihen haptazi si favoritë për fitimin e këtij trofeu, me finalen e madhe, që do të zhvillohet mbrëmjen e së premtes, në “King Adbullah Sports City”.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.