Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tërhoqi skuadrën nga fusha, presidenti i Istanbulspor shpjegon arsyet
    Ballina-1

    Tërhoqi skuadrën nga fusha, presidenti i Istanbulspor shpjegon arsyet

    20/12/2023 23:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Istanbulspor, Ecmel Faik Sarioglu vendosi të tërheqë skuadrën nga fusha e lojës në minutën e 73-të të ndeshjes ndaj Trabzonsporit. Shkak u bë një penallti e dhënë nga VAR-i, teksa pas rreth 24 orësh nga ngjarja, presidenti Sarioglu theu heshtjen, duke shpjeguar vendimin e tij.

    “Përgjegjës për tërheqjen e ekipit nga fusha janë arbitrat dhe Federata Turke e futbollit. VAR-i kishte 5 minuta që shihte episodin dhe nuk merrte dot një vendim, ndaj ndërhyra për të tërhequr ekipin. Mund të na dërgojnë edhe një ligë më poshtë, por nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që të ketë drejtësi. Unë vetë jam nga Trabzoni dhe nuk doja që një gjë e tillë të ndodhte në këtë ndeshje, por e kam theksuar gjithmonë që duam drejtësi në fushë. Federata Turke është përgjegjëse dhe ajo nuk jep dorëheqjen, por duhet shkarkuar”, tha Sarioglu, duke thumbuar presidentin e Federatës Turke të Futbollit.

    Te Istanbulspor luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë si Eduart Rroca, Valon Et’hemi dhe Florjan Loshaj, me këtë të fundit që ishte dhe protagonist i penalltisë që solli vendimin për tërheqjen e ekipit nga fusha.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.