Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Gjigantët” evropian vazhdojnë të dalin kundër Super League, vjen dhe reagimi i Liverpool
    Ballina-1

    “Gjigantët” evropian vazhdojnë të dalin kundër Super League, vjen dhe reagimi i Liverpool

    22/12/2023 16:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubet e mëdha po reagojnë me radhë në lidhje me “dritën jeshile” që Gjykata Evropiane e Drejtësisë dhe mesditën e së enjtes, që sapo lamë pas për krijimin e një kompeticioni të ri, të ashtuquajtur “Super League” Evropiane të Futbollit, duke hedhur kështu poshtë vendimet e UEFA-s e FIFA-s, që ndalin diçka të tillë.

    Pas shumë e shumë “gjigantëve” të futbollit evropian, në lidhje me lejimin e krijimit të Europian Super League ka reaguar edhe bordi i skuadrës së Liverpool, me “Të Kuqtë” e Anglisë, që kanë dalë kundër krijimit të kompeticionit më të ri për klube.

    “Vendimi i djeshëm nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë nuk ndryshon qëndrimin e mëparshëm të Liverpool për Super League-n Evropiane.

    Përfshirja jonë në këtë projekt është ndërprerë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me klubet e tjera përmes Shoqatës së Klubeve Evropiane. Dhe do të vazhdojmë të marrim pjesë në kompeticionet e organizuara nga UEFA”,- theksohet në komunikatën zyrtare të një prej klubeve më të mëdha në planet.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.