Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Tottenham mposht Everton në Londër, Newcastle “bie” në transfertë
    Ballina-1

    Tottenham mposht Everton në Londër, Newcastle “bie” në transfertë

    23/12/2023 19:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Tottenham nuk gaboi në shtëpi dhe mposhti Evertonin me shifrat 2-1. “The Toffees” mbërrinin në Londër pas katër fitoresh radhazi, por nuk mundën të ruanin ecurinë pozitive përballë vendasve. Vrulli i londinezëve ishte i papërballueshëm teksa Tottenham shënoi dy gola brenda 18 minutave të para.

    Ai që zhbllokoi shifrat ishte Richarlison pas një pasimi të bukur nga Brenan Johnson ndërsa nëntë minuta më pas, rrjetën edhe e gjeti edhe Heung Min-Son. Në fraksionin e dytë, Everton shkurtoi shifrat në minutën e 82 me Andre Gomes.

    Në vijim, miqtë rrezikuan në disa momente Tottenham, por skuadra e Postecoglou rrezistoi mirë dhe mori fitoren. Pas këtij suksesi (i treti radhazi për Tottenham), londinezët gjenden në vendin e katërt me 36 pikë ndërsa Everton në vendin e 16 me 16 pikë, ndërsa vlen të theksohet se këta të fundit janë penalizuar me 10 pikë për shkak të shkeljes së rregullave të Fair Play financiar.

    Në ndeshjen e tjera, Fulham u mposht në shtëpi nga Burnley me rezultatin 0-2 (për herë të parë në futbollin anglez gjykoi një femër), Luton mposhti Newcastle me shifrat 1-0 ndërsa Nottingham Forest-Bournemouth u mbyll me fitoren e miqve 2-3.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.