Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jemi ushtarë të Mustafa Qemalit”, tifozët e Galatasarayt dhe Fenerbahces bëhen bashkë
    Ballina-1

    Jemi ushtarë të Mustafa Qemalit”, tifozët e Galatasarayt dhe Fenerbahces bëhen bashkë

    30/12/2023 18:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Anulimi i Superkupës së Turqisë vetëm një orë para se të niste, bëri bujë të madhe në mbarë botën, me Galatasarayn dhe Fenerbahcen që refuzuan të zbrisnin në fushë në Arabinë Saudite, pasi autoritetet nuk futbollistët e dy skuadrave që të dilnin në nxehjen e zakonshme me bluzat ku ishte stampuar imazhi i Mustafa Qemal Ataturkut, i njohur edhe si babai i shtetit turk.

    Ndonëse stadiumi ishte duke u mbushur, dy skuadrat komunikuan se nuk do të bëjnë asnjë tolerim dhe ndeshja u anulua, teksa gjesti i Galatasarayt dhe Fenerbahces gjeti mbështetje të madhe në mbarë Turqinë.

    Tifozë të të dy skuadrave të Stambollit harruan armiqësitë dhe zbarkuan në aeroport të gjithë bashkë, për të pritur heronjtë e tyre, të cilët u kthyen vetëm në mëngjes nga Arabia Saudite, pa luajtur finalen e Superkupës së Turqisë.

    “Jemi ushtarë të Mustafa Qemalit” ishin pankartat që mbanin tifozë të të dy klubeve, që konfirmuan qartë se në momentet kur në lojë është nderi i kombit, janë më të bashkuar se kurrë. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.