Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zyrtare: Mkhitaryan rinovon kontratën me Interin
    Ballina-1

    Zyrtare: Mkhitaryan rinovon kontratën me Interin

    30/12/2023 20:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas Federico Dimarco dhe Matteo Darmian, Interi ka njoftuar edhe zyrtarisht një zgjatje të re të kontratës, kësaj radhe me Henrikh Mkhitaryan deri në vitin 2026.

    Ka qenë një ditë e ngarkuar për Nerazzurrët, pasi kanë lëshuar deklarata gjatë gjithë pasdites, duke e lidhur Dimarco me klubin deri në qershor 2027 dhe veteranin Darmian deri në 2025.

    Mkhitaryan është i fundit që u zyrtarizua , ndërsa ai kishte marrëveshje deri në fund të këtij sezoni.

    Reprezentuesi armen mbush 35 vjeç muajin tjetër dhe iu bashkua Interit si lojtar i lirë nga Roma në verën e vitit 2022.

    Ai erdhi në Serie A fillimisht te Roma në vitin 2019, në formë huazimi dhe më pas bëri lëvizje të përhershme nga Arsenali.

    Mesfushori veteran ka bërë 73 paraqitje për Interin, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë shtatë asistime. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.