Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Klubi i njohur spanjoll ia vë syrin Zhegrovës
    Ballina-1

    Klubi i njohur spanjoll ia vë syrin Zhegrovës

    09/01/2024 14:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edon Zhegrova mund të largohet nga Franca gjatë verës që vjen.

    Ylli kosovar po kalon nëpër një formë fantastike dhe kjo ka bërë që t’iu bie në sy klubeve të njohura evropiane.

    “Sky Sport Germany” raporton se interesim për sulmuesin e krahut kanë shfaqur klubet gjermane, angleze dhe ato spanjolle.

    Sipas gazetarit sportiv gjerman Florian Plettenberg, disa klube gjermane janë duke e vëzhguar me kujdes “Messin e Kosovës”, i cili do ta preferonte transferimin në njërin prej Top 5 klubeve të Bundesligës.

    Por, duket se një propozim konkret për 24 vjeçarin vjen nga La Liga.

    Sipas “NotGip”, ish-futbollistin e Baselit e do Real Sociedadi.

    Klubi spanjoll e sheh përfaqësuesin kosovar si zëvendësues potencial të Cho.

    Mbetet të shihet nëse futbollisti do të jetë i interesuar të transferohet në Sociedad dhe nëse ky i fundit do ta bëjë ofertën e duhur për Zhegrovën.

    Gjithnjë sipas gazetarit Plettenberg, Lille e vlerëson lojtarin kosovar 17-20 milionë euro.

    Zhegrova ka kontratë me klubin nga Ligue 1 deri në vitin 2026, por nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga Franca gjatë verës që vjen.

    Në 25 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, Edoni i ka realizuar 6 gola dhe i ka bërë 7 asistime në këtë edicion. 

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.