Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Përzgjedhësi i Rumanisë U21, Daniel Pancu, tregon pse klubet rumune po kërkojnë lojtarë në Kosovë
    Ballina-1

    Përzgjedhësi i Rumanisë U21, Daniel Pancu, tregon pse klubet rumune po kërkojnë lojtarë në Kosovë

    12/01/2024 16:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përzgjedhësi i Rumanisë U21, Daniel Pancu, ka thënë se ndikimi që Albion Rrahmani pati me paraqitjet e tij në kampionatin rumun, ka bërë që klubet rumune të vihen pas lojtarëve që luajnë në Kosovës.

    Rrahmani është kthyer së fundi nga një lëndim, ndërsa për Rapid Bukureshtin kishte shënuar gjashtë gola dhe kontribuar me dy asistime në gjashtë ndeshjet e para.

    Kjo ka bërë që klubet rumune po kërkojnë lojtarë tjerë nga Kosova, ku Craiova interesohej për transferimin e Lumbardh Dellovës, ndërsa Steaua Bukuresti është në bisedime për transferimin e Jalen Blesas nga Prishtina.

    “Kur një lojtar si Rrahmani të jep rendimentin, normalisht shikon në atë zonë. Mbaj mend Petroluliun me Hamza Younes. Ai pati një rendiment shumë të mirë, pastaj pasuan 7-8 transferime të tjera nga ajo zonë”.

    “Unë kam qenë i vetmi rumun në Turqi në vitet 2002-2003. Luajta futboll fantastik, fituam kampionatin. Vitin tjetër, erdhën nëntë lojtarë rumunë”.

    “Të gjitha skuadrat në Turqi kërkonin lojtarë rumunë. Rapidi transferoi Hasanin dhe Krasniqin”, deklaroi Pancu. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.