Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Zbulohen kundërshtarët e Dritës në miqësoret që do t’i zhvillojë në Turqi
    Ballina-1

    Zbulohen kundërshtarët e Dritës në miqësoret që do t’i zhvillojë në Turqi

    12/01/2024 16:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita do të udhëtoj drejt Antalias për fazën përgatitore para sezonit pranveror në Superligën e Kosovës.

    Skuadra gjilanase do të qëndroj rreth dy javë në qytetin bregdetar turk, ku do t’i zhvilloj edhe disa ndeshje miqësore.

    Të besuarit e trajnerit Zekirija Ramadani do të përballen me skuadrën ukrainase Chornomorets Odesa, asaj polake Ruch Chorzow si dhe skuadrës zvicerane Aarau ku luan një numër i madh i futbollistëve shqiptarë.

    Kujtojmë që Drita edhe vitin e kaluar kishte luajtur me skuadrën ukrainase Chornomorets Odesa ku kishte barazuar 1-1.

    Pikërisht ndeshjen e parë do ta zhvillojnë ndaj skuadrës ukrainase më 20 janar, të dytën ndaj Ruch Chorzow më 26 janar, derisa ndeshja ndaj Aaraut pritet të konfirmohet data dhe ora. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.