Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mentorët e UEFA-s të kënaqur me zhvillimin dhe masovizimin e futbollit në Kosovë përmes Grassroots
    Ballina-1

    Mentorët e UEFA-s të kënaqur me zhvillimin dhe masovizimin e futbollit në Kosovë përmes Grassroots

    18/01/2024 18:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjatë dy ditëve të fundit, Federata e Futbollit të Kosovës priti me kënaqësi dy mentorët e shquar të UEFA-s, Stuart Grieve dhe Vladimir Luptak, të cilët ishin në vizitë pune në vendin tonë për të vlerësuar dhe ndihmuar zhvillimin e departamentit “Grassroots” në FFK.

    Ky departament ka një rol kyç në rritjen dhe zhvillimin e futbollit në vend, me synim masovizimin dhe ofrimin e mundësisë për të gjithë të rinjtë që të përfshihen në lojën e futbollit në të gjitha kategoritë.
    Në ‘workshop’-in e organizuar me departamentet e tjera që janë të ndërlidhura apo ndihmojnë në projektet e departamentit “Grassroots”, mentorët e UEFA-s e bënë një vlerësim të hollësishëm të gjendjes dhe aktiviteteve të këtij programi. Ata u shprehën mjaft të kënaqur me progresin e shpejtë të FFK-së që nga pranimi në UEFA dhe FIFA, duke vlerësuar veçanërisht përkushtimin për masovizimin e futbollit përmes Grassroots.
    Në kuadër të vizitës së tyre, Stuart Grieve dhe Vladimir Luptak, përveç takimeve në FFK, vizituan edhe KF Rilindja në kryeqytet. Ata morën informacione mbi funksionimin e klubit, sfidat me të cilat ballafaqohet dhe sukseset e arritura. Gjithashtu, ata panë nga afër edhe zhvillimin e “Kinder Ligës” në Suharekë, një aktivitet ky i dedikuar për fëmijët deri në moshën 10 vjeç. Ata vlerësuan përkushtimin e lartë të fëmijëve ndaj lojës së futbollit dhe për mënyrën se si Grassroots ndihmon në rritjen e tyre. Po ashtu, lavdëruan edhe gjyqtarët e angazhuar në këtë aktivitet, të cilët përkundër moshës së re shfaqën vetëbesim dhe qëndrim në ndarjen e drejtësisë.
    Në përfundim të vizitës, dy mentorët e UEFA-s ndanë vlerësime, këshilla, ide dhe informacione në takimin e përbashkët me ud.sekretarin e përgjithshëm, Markus Weidner dhe menaxheren e Grassroots, Albina Rrahmani. Ata siguruan se do të vazhdojnë të japin mbështetje të fortë në zhvillim të futbollit në Kosovë, teksa vizita e tyre dëshmon përkushtimin e UEFA-s në projektet Grassroots dhe përparimin e mëtejm të futbollit në vendin tonë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.