Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Terry komenton shkarkimin e Mourinhos: Gjithmonë do të jetë më speciali!
    Ballina-1

    Terry komenton shkarkimin e Mourinhos: Gjithmonë do të jetë më speciali!

    19/01/2024 09:44
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    John Terry nuk e harron Jose Mourinhon. Ish-lojtari i Chelseat, punoi nën urdhrat e teknikut luzitan pikërisht në radhët e “Bluve të Londrës” duke ndarë disa suksese, sidomos atë në Premier League.

    Së fundmi, Mourinho u shkarkua nga Roma për mungesë të rezultatave dhe këtë vendim të drejtuesve amerikanë të verdhekuqve e ka komentuar edhe John Terry. Ish-mbrojtësi i famshëm anglez shprehet se Mourinho mbetet trajneri më i mirë me të cilin ka punuar.

    “Për Mua Jose Mourinho mbetet një trajner shumë special. Nuk dyshoj kur shprehem se është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë”, u shpreh Terry. Në fund, ish-lojtari i Chelseat komentoi edhe shanset e Anglisë për të fituar Europianin që zhvillohet në Gjermani;

    “Anglia mund ta fitojë europianin, kemi në organikë disa të rinj me të vërtetë specialë. Një nga këta është patjetër Jude Bellingham që mund ta ndihmojë në shumë aspekte kombëtaren”, tha Terry.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.