Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Paneli Jira në UEFA vlerëson punën e FFK-së në ngritjen e nivelit të trajnerëve
    Ballina-1

    Paneli Jira në UEFA vlerëson punën e FFK-së në ngritjen e nivelit të trajnerëve

    19/01/2024 15:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Anëtari i Panelit Jira në UEFA, Dany Ryser, i cili ndodhet në një vizitë pune në Kosovë, ka shprehur vlerësimin e tij për punën e madhe të Federatës së Futbollit të Kosovës në fushën e edukimit të trajnerëve të futbollit.

    Ryser, mentor i FFK-së që nga viti 2018, ka zhvilluar takim me u.d.Sekretarin e Përgjithshëm, Markus Weidner dhe shefen e Departamentit të Edukimit, Sanije Krasniqi.

    Pikë kyçe e këtij takimi ishte vendimi i Panelit Jira të UEFA-s për t’i lejuar FFK-së organizimin e kursit për Licencën A, duke filluar nga prilli i këtij viti. Dany Ryser ka vlerësuar punën e deritanishme të Departamentit të Edukimit në FFK në organizimin e kurseve për Licencat C dhe B. Gjatë takimit, është diskutuar për sukseset e arritura në periudhën e mëparshme dhe synimet në të ardhmen për trajnimet për Licencën A. Ryser ka theksuar se ky hap do të ndikojë në rritjen e nivelit të trajnerëve në Kosovë në të gjitha aspektet.

    Në të shkuarën, trajnerët kosovarë ishin të detyruar që kurset për Licencën A t’i kryenin në federatat tjera, veçanërisht në Federatën Shqiptare të Futbollit. Miratimi i organizimit të këtyre kurseve në Kosovë shënon një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivit të FFK-së për krijimin e një sistemi të besueshëm dhe profesional të trajnimit në futbollin kosovar, duke përfshirë edhe Licencën UEFA Pro. Departamenti i Edukimit në FFK tashmë ka përgatitur planprogramin dhe udhëzimet e nevojshme për kursin e Licencës A, duke e përqëndruar vëmendjen në aspektet e avancuara të teknikës së futbollit dhe menaxhimit të ekipit.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.