Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Uefa, Ceferin replikon me akuzat e Bobanit
    Ballina-1

    Uefa, Ceferin replikon me akuzat e Bobanit

    26/01/2024 15:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

     “Thyerja me Boban? Ai nuk e meriton komentin tim. Ata që e njohin atë dhe mua natyrisht do të dalin në përfundimet e tyre. Kongresi, dhe jo një individ i vetëm, ka autoritetin për të përcaktuar përshtatshmërinë e çdo ndryshimi. Ne kemi besim në procesin tonë kolektiv dhe vendimmarrje demokratike, për të na udhëhequr në mënyrë efektive drejt së ardhmes”. Kështu presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për La Repubblica, është shprehur në lidhje me dorëheqjen e zëvendëspresidentit Zvonimir Boban.

    Kroati i famshëm e akuzoi Ceferin se dëshiron të garantojë ligjërisht riemërimin e tij në vitin 2027. “A kam ndërmend të kandidoj sërish në 2027? Do ta them kur të vijë koha”, ka thënë shkurt kreu i organizmit më të lartë evropian të futbollit.

    “Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për Super Leagur? Zyrtari i shtypit bëri një deklaratë që ishte ndryshe nga fjalët e vendimit. Një paketë e dekoruar mirë për kundërshtarët tanë, por nuk kishte asgjë brenda. Super League është kundër të gjithë logjikës së futbollit. E nëse askush nuk e do, askush nuk e bën – deklaroi më pas Ceferin në lidhje me propozimin e Bernd Reichart. CEO i A22, jo vetëm prezantoi 3 ligat e reja, por premtoi edhe ndeshje falas për të gjithë: “Një nonsense i plotë. Për drejtorin ekzekutiv të A2, siç e quaj unë një akronim që përfaqëson vetëm 2 klube, e huazoj përkufizimin nga presidenti i La Ligës spanjolle, Javier Tebas: ai është një David Copperfield, një iluzionist i fjalëve. Unë edhe mund të them se kam nënshkruar për të luajtur për Inter ose Milan, por gjërat janë të vërteta vetëm kur ndodhin”.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.