Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Liria shet Tjiuezan te klubi nga Afrika e Jugut
    Ballina-1

    Liria shet Tjiuezan te klubi nga Afrika e Jugut

    26/01/2024 20:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cape Town City ka kompletuar transferimin e Prins Tjiuezas nga Liria.

    Klubi prizrenas njoftoi zyrtarisht këtë të premte për arritjen e marrëveshjes me klubin nga Afrika e Jugut.

    Sipas njoftimit, Liria ka përfituar 65 mijë dollarë nga shitja e 21-vjeçarit.

    Kubi nga Prizreni ka mbajtur gjithashtu 10% të kartonit të reprezentuesit të Nambisë.

    Njoftimi i plotë nga klubi i Lirisë (pa ndërhyrje):

    “Prins Tijueza kalon te Cape Town City

    Futbollisti më i mirë i Lirisë, Prins Tjueza, i ka dhënë fund karrierës në Kosovë, përkatësishtë te FC Liria.

    Namibiani që shkëlqeu për një vit e gjysmë, tashmë ka nënshkruar me ekipin e Premierligës nga Afrika e Jugut.

    “Tijueza nga sot është lojtar i Cape Town City nga Afrika e Jugut.E falenderojmë për kontributin dhe i urojmë suksese”, ka thënë Valon Osmani, kryetar.

    Liria, nga shitja përfiton 65 mijë dollarë dhe  10% nga  shitja e ardhshme e tij.

    Tijueza, ka lënë gjurmë në Kosovë, derisa me Kombëtaren e vetë, Namibinë u kualifikua tutje në Kupën e Afrikës”.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.