Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ademi komenton shortin: Është solid ne besojmë se do ta fitojmë Grupin
    Ballina-1

    Ademi komenton shortin: Është solid ne besojmë se do ta fitojmë Grupin

    08/02/2024 20:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Zurich, Switzerland - JANUARY 19: Kosovo Football Federation President Agim Ademi during a meeting at HoF, Home of Football, on January 19, 2023 in Zurich, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/FIFA)

    Numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një bisedë për Ballkani.info ka komentuar shortin e hedhur sot në Paris për Ligën e Kombeve.

    Dardanët janë në grup me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e ndeshje Lituania – Gjibraltar.

    Numri një i FFK-së ka thënë se është short solid dhe ata do të luftojnë për ta fituar Grupin dhe Ligën C, derisa ka siguruar se edhe trajneri i ri shpejt do të emërohet dhe do të fillojë punën në përgatitjen e skuadrës.

    “Është short solid, nuk do ta quaja as të lehtë e as të vështirë. Gjithsesi duke e parë formën e grupit të lojtarëve unë besoj fuqishëm se do ta fitojmë Grupin dhe Ligën C. Uroj që gjatë rrugëtimit të mos kemi lëndime të futbollistëve dhe në këtë mënyrë në kontiunitet të luajmë më ekipin më të mirë.

    Gjithsesi e mira është se para ndeshjeve të Ligës së Kombeve do të kemi tri ndeshje miqësore të cilat do ti shërbejnë trajnerit ta  përgatit ekipin në mënyrën më të mirë dhe të jetë gati për ndeshjet kualifikuese”, ka thënë për Ballkanin.info, Agim Ademi.

    Të kujtojmë se para ndeshjeve në Ligën e Kombeve Kosova do të luaj miqësore me Hungarinë, Armeninë dhe Norvegjinë. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.