Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ambasadori britanik në takimin lamtumirës: Takova mikun tim Agim Ademi e falënderova dhe e mbështeta në punën e tij
    Ballina-1

    Ambasadori britanik në takimin lamtumirës: Takova mikun tim Agim Ademi e falënderova dhe e mbështeta në punën e tij

    14/02/2024 22:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ambasadori në shkuarje i Britanisë së  Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott përmes një postimi në Facebook ka shkruar për takimin lamtumirës që kishte me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilin e ka cilësuar si një mik të madh të tij, derisa e ka falënderuar për mirëpritjen dhe bashkëpunimin e mirë që kishte.

    Abbot i ka përmendur dy pikat ë të rëndësishme që kishte gjatë mandatit të tij derisa ka luajtur ndeshjen me Anglinë dhe Irlandën e veriut që kishte luajtur Kosova, derisa dy ndeshjet i kishte përcjellë në shoqëri të Ademit.

    “Takova mikun tim Agim Ademi nga Federata e Futbollit të Kosovës për t’i dhënë lamtumirën.

    Dy nga pikat më të rëndësishme të kohës sime këtu ishin pritja e jashtëzakonshme që skuadra e Anglisë dhe mbështetësit morën në vitin 2019, si dhe shansi për të parë ndeshjen e Irlandës së Veriut me Kosovën në Belfast në 2022, i shoqëruar nga Agimi si dhe Ministri i Kulturës dhe Kryetari i Bashkisë të Prishtinës.

    Sporti vazhdon të bashkojë dy vendet tona”, ka shkruar Abbott. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.