Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rivaliteti mes ultrasve në kulm, frikë nga trazirat para Roma – Feyenoord
    Ballina-1

    Rivaliteti mes ultrasve në kulm, frikë nga trazirat para Roma – Feyenoord

    22/02/2024 12:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Roma dhe Feyenoord luajnë sot në 21:00 ndeshjen e kthimit (1-1) për 1/16 e Europa League. Në kryeqytetin e Italisë janë në alarm për sigurinë, pasi rivaliteti mes grupimeve ultras mes klubeve njihet.

    Pavarësisht ndalimit të udhëtimit të tifozëve holandezë drejt Italisë, policia e Romës e pret ardhjen e tyre. Ata kanë përgatitur një plan masash për të ruajtur rendin në kryeqytetin italian. Gjithsesi, tifozët e Feyenoord do të pengohen të hyjnë në Olimpico.

    Selia e policisë së Romës është në pritje të ardhjes së tyre, të cilëve do t’u ndalohet hyrja në çdo sektor të Olimpicos. Tashmë ekziston një plan për ruajtjen e rendit publik për të mos ia lënë rastësisë, e për të frenuar ngjarjet e së shkuarës, si përleshjet që ndodhën në ‘Piazza di Spagna’.

    Rivaliteti mes tifozëve të Romës dhe Feyenoord është në kulmin e të gjitha kohërave. Alarmi është i lartë në pikat kyçe të qytetit, nga qendrat historike e deri në zonën e stadiumit.

    Vitet e fundit dy skuadrat janë hasur shpesh ri rival në fushë, duke mos munguar as trazirat. Edhe në 25 majin e 2022 në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, fituar 1-0 nga Roma me golin e Zaniolos, nuk munguan përplasjet mes ultrasve të dy klubeve.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.