Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ronaldo shënoi sërish, Al-Nasr siguroi çerekfinalen në Ligën Aziatike
    Ballina-1

    Ronaldo shënoi sërish, Al-Nasr siguroi çerekfinalen në Ligën Aziatike

    23/02/2024 23:35
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollistët e Al-Nasr Riyadh u renditën në mesin e tetë më të mirëve në Ligën e Kampionëve të Azisë, pasi mposhtën Al-Feiha, me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e 1/16-tës.

    Skuadra vendase kishte shumë më tepër nga loja dhe me meritë arriti triumfin dhe sërish në listën e golashënuesve u fut Cristiano Ronaldo duke shënuar golin e 27-të të sezonit. Superylli portugez e vulosi fitoren me golin në minutën e 86-të, ndërsa në pjesën e parë rrjetën e mysafirëve e tundi bashkëkombasi i tij Otavio.

    Për Al-Nasr kjo ishte fitorja e tretë radhazi dhe në çerekfinale do të përballet me skuadrën Al-Ain nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndeshja e parë është caktuar për 3 mars, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet tetë ditë më vonë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.