Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ndërron jetë ish-kryetari i KF Vushtrria, Ademi dërgon telegram ngushëllimi
    Ballina-1

    Ndërron jetë ish-kryetari i KF Vushtrria, Ademi dërgon telegram ngushëllimi

    20/04/2024 22:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Imeri, pas ndarjes nga jeta të Komandantit të UÇK-së, Gani Imeri, i cili ishte edhe kontribuues i madh i futbollit.

    Ai kishte qenë edhe kryetar i KF Vushtrria dhe investitor në këtë klub me kompaninë e tij.

    Telegrami i Ademit:

    E nderuar Familje Imeri!

    Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Gani Imeri, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

    Gani Imeri ishte një figurë e shquar në qytetin e Vushtrrisë dhe në tërë Kosovën. Kontributi i tij ishte shumë dimensional; ishte shembull si luftëtar i lirisë, derisa pas çlirimit dha kontribut të madh së bashku me familjen në KF Vushtrria, ku ishte edhe kryetar e donator.

    Ganiu ishte njeri me virtyte të larta, derisa me vizionin e tij kontribuoi në zhvillimin e futbollit dhe të shumë talenteve në Vushtrri.

    Ai njihej si punëtor, atdhetar e humanist i madh dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.

    Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit, Gani Imeri!

    Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

    Me respekt, Agim Ademi, president i FFK-së

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.