Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Napoli mes Brojës e Rrahmanit
    Ballina-1

    Napoli mes Brojës e Rrahmanit

    01/05/2024 14:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi Victor Osimhen pritet t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë verës së këtij viti, ndërsa vendin e tij te Napoli mund ta zë një sulmues shqiptar. Menaxheri shqiptar Serxhio Mezi në një intervistë për një radio italiane ka thënë se Napoli është mes sulmuesit të Shqipërisë, Armando Brojës, dhe sulmuesit të Kosovës, Albion Rrahmanit.

    “E di që Napoli është i interesuar për Rrahmanin. Për më tepër, kontaktet kanë nisur Brojën. Megjithatë shumë do të varet nga zgjedhja e lojtarit. Broja u kontaktua nga drejtori i Napolit”, ka thënë Mezi.

    Albion Rrahmani po shkëlqen këtë edicion në Rumani. Ai ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 4 asistime në 23 paraqitje. Ai verën e shkuar iu bashkua Rapidit nga Ballkani i Suharekës për 600 mijë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Te Rapidi kërkojnë 10 milionë euro për kartonin e Rrahmanit. Më herët është raportuar se për Rrahmanin interesim kanë shprehur edhe Aston Villa, Werder Bremeni e Benfica.

    Ndërkohë Broja, i cili është i huazuar te Fulhami, me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2028. Këtë sezon, pas kthimit nga lëndimi i rëndë, ka luajtur pak minuta.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.