Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Arsenal shënon fitore i bënë presion Manchester Cityt
    Ballina-1

    Arsenal shënon fitore i bënë presion Manchester Cityt

    04/05/2024 16:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Arsenal nuk gaboi në Emirates Stadium dhe mposhti Bournemouth me rezultatin 3-0. Vendasit ishin përgjatë gjithë kohës në superioritet sa i takon mënyrës së lojës. Pjesa e parë ishte një komunikim i vazhdueshëm i sulmuesve londinezë me portierin e miqve, Travers. Ky i fundit priti dhe shpëtoi disa herë portën e tij, por u penalizua vetëm në minutat finale të fraksionit të parë kur shkaktoi një 11-metërsh ndaj Kai Havertz.

    Nga pika e bardhë, Bukayo Saka nuk gaboi dhe i dhuroi avantazhin skuadrës së tij. Në pjesën e dytë, Bournemouth tentoi diçka më shumë dhe rrezikoi në disa raste portën e Rayas. Megjithatë, në të 70-tën, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta realizoi edhe golin e dytë me anë të Leandro Trossard. Belgu nuk fali me një goditje teknike në brendësi të zonës.

    Pak minuta më pas, Bournemouth gjeti goli me Semenyo, por aksioni ishte i pavlefshëm për shkak të një faulli të Solanke ndaj portierit Raya. Në fund, Arsenal shënoi edhe të tretin me Declan Rice për të thelluar edhe më shumë rezultatin.

    Kështu, Arsenal mori tre pikë të arta duke qëndruar në krye të Premier League me 83 pikë, katër më shumë se Manchester City që për momentin ka dy ndeshje më pak se “The Gunners”. Nga ana tjetër, Bournemouth mbetet në vendin e 10 me 48 pikë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.