Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
     “France Football” planifikon t’i japë “Topin e Artë” të 2020-ës Lewandowskit
    Ballina-1

     “France Football” planifikon t’i japë “Topin e Artë” të 2020-ës Lewandowskit

    14/05/2024 19:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas katër vitesh drejtësia mund të vendoset për Robert Lewandowski-n, me sulmuesin polak që mund të marrë “Topin e Artë” që iu “mohua” në 2020-ën për shkak të pandemisë “Covid-19”.

    Nga Spanja raportohet se “France Football” mund të bëjë një hap prapa, duke planifikuar prej dy muajsh tashmë që t’i japë polakut trofeun që i përket.

    Në atë sezon, Lewandowski kishte fituar triplet me Bayern Munich, duke marrë në shtëpi trofeun e Bundesliga-s, Kupës së Gjermanisë dhe më kryesorin Champions League-n. Ndërsa në nivel personal, në atë sezon polaku shënoi 55 gola në 47 ndeshje të luajtura, për atë që ishte viti më i mirë i jetës së tij futbollistike.

    Statistika që e bënë atë të ishte lojtari më i mirë në botë në atë kohë, por “Topi i Artë” nuk iu dha kurrë. Tani, pas katër vitesh, drejtësia mund të vendoset dhe për Lewa-n do të ishte qershia mbi tortë e një karriere vërtet të jashtëzakonshme.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.