Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi takon presidentin e ri të Federatës spanjolle, Pedro Rocha
    Ballina-1

    Presidenti Ademi takon presidentin e ri të Federatës spanjolle, Pedro Rocha

    16/05/2024 11:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti Agim Ademi, në kuadër të qëndrimit të tij në Bangkok për Kongresin e 74-t të FIFA-s, ka zhvilluar një takim me presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Spanjës, Pedro Rocha.

    Në këtë takim tejet miqësor, presidenti Ademi e uroi homologun e tij për zgjedhjen në krye të futbollit spanjoll dhe i dëshiroi suksese gjatë mandatit të tij. Ademi dhe Rocha diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy federatave. Ndonëse në aspektin politik, Spanja, ende nuk e ka njohur zyrtarisht Kosovën, megjithatë në fushën e futbollit, të dyja shtetet janë subjekte të barabarta brenda UEFA-s dhe Spanja në këtë drejtim është treguar korrekte.

    Presidenti Ademi shprehu vullnetin e tij dhe të FFK-së për të rritur bashkëpunimin me Federatën spanjolle në shumë aspekte, të cilat do të kontribuonin në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.