Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bulliqi e pranon dhe uron Ballkanin e Bali Muharremajn për titullin e kampionit
    Ballina-1

    Bulliqi e pranon dhe uron Ballkanin e Bali Muharremajn për titullin e kampionit

    18/05/2024 18:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përkundër trajnerit të Llapit, Tahir Batatina që ishte shumë i zhgënjyer dhe nuk e pranoi që titulli kampion i Ballkanit është i merituar, duke e akuzuar presidentin e klubit Arsim Kabashi që bëri aleanca me klubet tjera dhe në këtë mënyrë e fitoj titullin, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka uruar Ballkanin për këtë sukses.

    Përveç klubit, Bulliqi e ka uruar edhe homologun e tij kryetarin e Komunës së Suaherkës, Bali Muharremajnë për këtë sukses derisa ka përgëzuar edhe Llapin për garën e fortë që ka bërë deri në fund.

    Postimi i plotë i Shpejtim Bulliqit:

    Përkundër lojëve të bukura të zhvilluara gjatë gjithë sezonit të KF Llapit, kjo nuk mjaftoi që edhe ta kurorëzojmë me titull kampion. ⚽️⚪️????

    I përgëzoj lojtarët, shtabin teknik dhe tifozët për këtë stinor të jashtëzakonshëm që na e kanë ofruar. ????

    Klubit futbollistik Ballkani ua uroj titullin, si dhe ju dëshiroj suksese në garat ndërkombëtare. ????

    Poashtu dua ta uroj edhe kolegun tim, Kryetarin e Suharekës Bali Muharremaj si dhe tifozerinë nga Suhareka. ????. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.