Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Egbo: Finalja ndaj Ballkanit e vetmja rrugë që na dërgon në Evropë
    Ballina-1

    Egbo: Finalja ndaj Ballkanit e vetmja rrugë që na dërgon në Evropë

    21/05/2024 18:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Finalja e Kupës së Kosovës në futboll që zhvillohet nesër ka zgjuar kërshëri të madhe dhe po pritet me padurim.

    Kjo pasi ky trofe për herë të parë fituesin e saj e dërgon në garat e fazës së dytë në Europa Leagu dhe këtë sukses po e kërkon Prishtina pasi Ballkani tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në Champion League.

    Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo ka thënë se kjo është një finale që duhet ta fitojnë dhe janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.

    “Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi. Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon. Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar. Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”, ka thënë Egbo për faqen zyrtare të klubit. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.