Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ish-futbollisti i Kosovës, shpallet më i miri i javës së fundit në Austri
    Ballina-1

    Ish-futbollisti i Kosovës, shpallet më i miri i javës së fundit në Austri

    21/05/2024 18:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Donis Avdijaj është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën e Austrisë.

    Sulmuesi i Harbergut shënoi një gol në fitoren 3:0 ndaj Rapid Vjenës, ndërsa u vlerësua edhe për paraqitjen e mirë në kuadër të xhiros së 32-të.

    Ai mori 53 për qind të votave në votimin e hapur nga sajti i njohur austriak “Laola”. Pas vetes la futbollistin e Sturm Grazit, Gregory Wuthrich.

    Në 25 ndeshje në Bundesligën austriake, Avdijaj ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar gjashtë herë.

    Hartbergu ka siguruar vendin e katërt me 28 pikë, pozitë që siguron kualifikimet e Ligës së Evropës. Avdijaj është prej lojtarëve potencial për t’u kthyer te Kosova për grumbullimin e qershorit. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.