Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sokol Cikalleshi i dëshpëruar, tërhiqet nga kombëtarja
    Ballina-1

    Sokol Cikalleshi i dëshpëruar, tërhiqet nga kombëtarja

    28/05/2024 15:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka njoftuar për tërheqje nga kombëtarja shqiptare e futbollit, një ditë pasi u konfirmua se nuk është pjesë e listës së kuqezinjve për “Euro 2024”.

    Në një letër publike në rrjetet sociale, Cikalleshi ka thënë se ka qenë krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar.

    “Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua. Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi!”, ka shkruar ai.

    Cikalleshi ka thënë se është i lumtur për kontributin e tij për Shqipërinë.

    33-vjeçari ka uruar që kombëtarja të ketë sukses në Euro 2024 dhe të bëjë paraqitje dinjitoze.

    Emri i Cikalleshit dhe Myrto Uzunit ishin ata që nxitën më së shumti reagime, pas lënies jashtë të listës së Shqipërisë për “Euro 2024”.

    Cikalleshi për kohë të gjatë ishte ndër lojtarët kryesorë të Shqipërisë.

    Ai ka pasur 58 paraqitje për kuqezinjtë. Ka realizuar 13 gola.

    Letra e Sokol Cikalleshit:

    View this post on Instagram

    A post shared by Sokol Cikalleshi (@sokolcikalleshi)

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.