Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sa shumë yje jashtë Evropianit, ja çfarë formacioni formojnë të “padëshiruarit”!
    Ballina-1

    Sa shumë yje jashtë Evropianit, ja çfarë formacioni formojnë të “padëshiruarit”!

    28/05/2024 22:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pjesa më e madhe e kombëtareve pjesëmarrëse në Euro 2024 kanë bërë të ditur listën paraprake të futbollistëve të ftuar për Evropianin.

    Anglia që nga shumë specialistë konsiderohet si kombëtarja favorite për të fituar Europioanin, së fundmi ka bërë të ditur listën prej 33 futbollistësh, e cila do të shkurtohet në vetëm 26 futbollistë më datë 7 qershor. Një numër i madh i yjeve kanë mbetur jashtë duke përfshirë Marcus Rashford, Jordan Henderson, Dominic Solanke, Reece James, Ben Chilwell, Raheem Sterling dhe Levi Colwill.

    Spanja po ashtu bëri të ditur listën preliminare të futbollistëve për Euro 2024 ku emra si Rodri, David Raya dhe Marc Cucurella u ftuan, por nuk pati vend për Pedro Porron, Pau Torres dhe Lucas Vazquez.

    Franca që është gjithashtu në mesin e kombëtareve favorite, ka vendosur që të mos e ftojë njërin prej lojtarëve më në formë në Ligën Premier, Michael Olise, pasi Didier Deshcamps vendosi për Bradley Barcola dhe Kingsley Coman. Më herët gjatë këtij muaji edhe Luciano Spalleti bëri publike listën e Italisë, ku vetëm dhjetë lojtarë nga ekipi që mposhti Anglinë në finale të Euro 2020 ishin pjesë e saj.

    Destiny Udogie dhe Manuel Locatelli u lanë jashtë, së bashku me Ciro Immobile, Matteo Politano, Davide Zappacosta dhe Moise Kean.

    Formacioni me yjet që nuk do të luajnë në Euro 2024:

    Courtois; White, Hummels, Alaba; Olise, Locatelli, Gavi, Odegaard, Rashford; Haaland, Gyokeres.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.