Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Presidenti Ademi priti ambasadorin gjerman, Jörn Rohde
    Ballina-1

    Presidenti Ademi priti ambasadorin gjerman, Jörn Rohde

    11/06/2024 15:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, priti sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

    Në takim ishte i pranishëm edhe u.d. Sekretari i Përgjithshëm, Markus Weiner, që gjithashtu është nënshtetas gjerman, si dhe Taulant Hodaj, këshilltar ligjor i FFK-së.

    Gjatë këtij takimi të përzemërt, presidenti Ademi shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka treguar ndaj Kosovës në fusha të ndryshme, e veçmas për futbollin. I pari i FFK-së theksoi rëndësinë e përkrahjes së mëtejme gjermane për zhvillimin e futbollit në vendin tonë, derisa theksoi se këtë muaj Gjermania do të jetë epiqendra e futbollit, pasi do të jetë mikpritëse e Kampionatit Evropian 2024.

    Ambasadori Rohde shprehu falënderimet e tij për mikpritjen dhe u shpreh i impresionuar nga progresi që Kosova ka arritur në fushën e futbollit dhe sportit në përgjithësi.

    Në përfundim të takimit, presidenti Ademi dhe ambasadori Rohde shkëmbyen dhurata në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, derisa u zotuan për bashkëpunim të mëtejshëm në realizimin e projekteve të përbashkëta. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.