Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Serbi – Angli ndeshja më e rrezikshme e Euro 2024
    Ballina-1

    Serbi – Angli ndeshja më e rrezikshme e Euro 2024

    14/06/2024 13:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në ditën e startit të Kampionatit evropian në Gjermani, rritet alarmi për sigurinë. Në vëmendje, mbi të gjitha, është përplasja Serbi-Angli, ndeshja debutuese e kombëtares së Tre Luanëve në Euro 2024, të cilën policia vendase e vlerëson si ndeshjen me rrezikshmërinë më të lartë të incidenteve në të gjithë turneun.

    Alarmi ka të bëjë veçanërisht me ardhjen e frikshme të rreth “500 huliganëve serbë në kërkim të dhunës”, sic konstatohet nga raporti i policisë gjermane.

    Burime të policisë kanë konstatuar se ultrasit serbë mund të jenë në zotërim të mjeteve të mundshme luftarake. Për të përballuar këtë rrezik potencial, autoritetet lokale kanë forcuar ndjeshëm mbikëqyrjen. Ata kanë njoftuar vendosjen e 1300 oficerëve më shumë, në krahasim me ndeshjet e tjera, në Euro 2024.

    Ndër ultrasit më të frikshëm europianë janë dy grupe të organizuara mbështetëse të dy klubeve të mëdha të Beogradit, Partizanit dhe Crvena Zvezda: përkatësisht të quajtur Grobari (që do të thotë Varrmihësit) dhe Delije (që do të thotë Heronjtë). Nuk është hera e parë që ultrasit serbë sjellin pështjellime në ndeshje ndërkombëtare, por këtë herë rreziku është i madh nga kundërpërgjigja që mund të ndodhë nga ultrasit anglezë, që ishin pikërisht ato që i dhanë kuptimin e sotëm termit huliganë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.