Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Bellingham pritet të përjashtohet për ndeshjen çerekfinale të Anglisë kundër Zvicrës
    Ballina-1

    Bellingham pritet të përjashtohet për ndeshjen çerekfinale të Anglisë kundër Zvicrës

    01/07/2024 18:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Goditja dramatike e Jude Bellingham në kohën shtesë e shpëtoi Anglinë nga një eliminim i hershëm dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime kundër Sllovakisë.

    Harry Kane realizoi gol me të filluar vazhdimet për rezultatin 2-1, për të kaluar kështu në çerekfinalet e Euro 2024.

    Mes emocioneve intensive, festimi i golit të Bellingham, i cili përfshinte një gjest të shëmtuar që dukej i drejtuar nga bankina ose tifozët sllovakë, u bë shpejt virale.

    Megjithatë, pas ndeshjes, Bellingham sqaroi se atë veprim nuk e bëri ndaj bankinës së Sllovakisë.

    “Ishte vetëm një gjest shaka e brendshme ndaj disa miqve të ngushtë që ishin në lojë. Asgjë veçse respekt për mënyrën se si luajti sonte skuadra e Sllovakisë”, shkroi anglezi në rrjetet sociale.

    Por, tashmë janë hapur hetime se për kë e kishte atë veprim Bellingham dhe nëse shpallet fajtor, mund të mungojë së paku në ndeshjen ndaj Zvicrës.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.