Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futbollistët e Turqisë porositën 300 donera pas kualifikimit nga grupet
    Ballina-1

    Futbollistët e Turqisë porositën 300 donera pas kualifikimit nga grupet

    05/07/2024 16:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra turke e futbollit festoi kalimin e grupit të “Euro 2024” një mënyrë të pazakontë, pasi porositën deri në 300 donera, ka zbuluar një restorant turk në një intervistë për “Bild”.

    Turqia mposhti Gjeorgjinë dhe Çekinë në grup, ndërsa u mposht nga Portugalia, por pavarësisht kësaj kaluan në fazën eliminatore të “Euro 2024”.

    “Kam marrë një telefonatë nga menaxheri i kombëtares turke, i cili tha se donte të porosiste 300 donerë brenda tre orëve. Nuk mund ta besoja. Lojtarët u kënaqën, njëri hëngri sa për tre, por nuk do të them kush, është sekret tregtar. Në total flasim për më shumë se 100 kilogramë mish”, ka thënë pronari i restoranit.

    Futbollistët e Turqisë kishin dashur të porositnin donera edhe pas kualifikimit në çerekfinale, pasi mposhtën Austrisë, por restoranti ishte rezervuar nga dikush tjetër.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.