Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Deschamps kritikohet për zëvendësimin e Mbappe: E kërkoi ai vetë, është vërtetë shumë i lodhur
    Ballina-1

    Deschamps kritikohet për zëvendësimin e Mbappe: E kërkoi ai vetë, është vërtetë shumë i lodhur

    06/07/2024 16:33
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Franca arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të Euro 2024, pa shënuar e duke kaluar Portugalinë përmes penalltive.

    Bleus nuk është se po bindin, aq sa kanë arritur në 4 më të mirat me vetëm një gol me penallti të shënuar nga Mbappe dhe 3 autogola. E pikërisht zëvendësimi i sulmuesit të ri të Real Madrid ka ekspozuar teknikun Didier Deschamps përballë kritikave.

    Trajneri i Francës ka dashur të sqarojë episodin, ndërsa ka folur për skuadrën e tij pas fitores ndaj Portugalisë, të mposhtur me penallti: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një skuadre të shkëlqyer, madje mund ta kishim fituar. Duhet të argëtohemi, jemi në një gjysmëfinale. Kur shohim lumturinë që ndajmë me tifozët, jemi të lumtur. Është motiv krenarie për lojtarët e mi, edhe pse nuk bëjmë gjithçka në mënyrë perfekte, ne nuk dorëzohemi”, tha Deschamps.

    Dhe për zëvendësimin e Mbappé: “Ai e kërkoi ndërrimin pak më parë se të fillonin goditjet e penalltive – shpjegoi Deschamps -. Kylian është gjithmonë i sinqertë me mua dhe me grupin. Që nga momenti që nuk ka më aftësinë për të përshpejtuar, mes problemit në shpinë e thyerjes së hundës, nuk është në maksimumin e tij. Ai është vërtet shumë i lodhur”, përfundoi tekniku i Francës.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.