Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Rrahmani “refuzon” Rangersat, do transferimin vetëm në njërën nga top pesë ligat
    Ballina-1

    Rrahmani “refuzon” Rangersat, do transferimin vetëm në njërën nga top pesë ligat

    10/07/2024 18:17
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ylli kosovar, Albion Rrahmani, dëshiron transferimin te ndonjë klub nga top pesë ligat më të mira në botë.

    Sulmuesi ka shkëlqyer këtë stinor te Rapidi i Bukureshtit duke i realizuar plot 17 gola, dhe kjo ka ngjallur interesimin e gjigantit skocez, Glasgow Rangers.

    Mirëpo, sipas Daily Record, drejtori i rekrutimeve i Rangersave, Nils Koppen, thuhet të ketë negociuar me agjencinë e Rrahmanit në një konventë të TransferRoomit në Meksikë më herët gjatë këtij muaji.

    Sidoqoftë, Rrahmani në një konferencë për media e ka bërë të ditur që synon shumë më lart se sa ligën skoceze.

    “Shpresoj që t’i arrij top pesë ligat në Evropë. Nëse një klub ofron diçka interesante për klubin, atëherë do të flas me zotëri Dan Sucunë (pronarin e Rapidit), dhe nëse oferta është po ashtu në interes të klubit, do ta marr një vendim’, ka thënë Rrahmani.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.