Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Mbappe mund të padisë PSG-në, shkak bëhen 80 milionë euro
    Ballina-1

    Mbappe mund të padisë PSG-në, shkak bëhen 80 milionë euro

    19/07/2024 16:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kylian Mbappe është i përgatitur të padisë ish-klubin PSG nëse gjigantët francezë refuzojnë t’i paguajnë shumën që i detyrohet, sipas nënës së lojtarit, Fajza Lamari.

    Burimet i thanë ESPN-së se kampionët e Ligue 1 ende nuk i kanë paguar Mbappe 80 milionë euro ose 86 milionë dollarë për një bonus plus dy muaj në pagat e vitit 2024.

    Mbappe, 25 vjeç, u largua nga PSG pasi i skadoi kontrata në qershor dhe iu bashkua Real Madridit me një kontratë pesëvjeçare.

    Kur u pyet nëse Mbappe është gati të dërgojë PSG-në në gjykatë, Lamari i tha Le Parisien, siç raporton Diario AS: “Nëse nuk kemi zgjidhje tjetër, po, sigurisht. Tani, me të vërtetë shpresoj që kontrata që kemi nënshkruar dy vjet më parë të respektohet.

    “Të ndalojmë së thëni që Kylian tha ose nuk tha, bëri këtë ose nuk bëri atë … Në realitet, askush nuk mund të thotë se çfarë ndodhi, as unë as përfaqësuesit e PSG-së sepse për dy vjet Kylian dhe presidenti [Nasser Al-Khelaifi] gjithmonë takoheshin vetëm, përveç një herë”.

    Burime të ESPN thanë se PSG nuk do t’i paguajë Mbappe atë që i detyrohet në një përpjekje për të rikuperuar paratë për largimin e tij, të cilën burimet thanë se Mbape e pranoi me PSG-në në gusht.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.