Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Stuttgart interesohet për sulmuesin shqiptar
    Ballina-1

    Stuttgart interesohet për sulmuesin shqiptar

    12/08/2024 14:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    E ardhmja e Armando Brojës është një nga temat më të nxehta. Sulmuesit kuqezi duhet që sa më parë të gjejë një skuadër të re, teksa Chelsea nuk e ka më në planet e tij. Blutë e Londrës e kanë kaluar shtatlartin nga Malësia e Madhe tek skuadra U21 dhe tashmë presin që sa më parë të marrin një ofertë të kënaqshme për ta larguar nga Stamford Bridge.

    Mediat gjermane raportojnë se Stuttgart është skuadra e radhës që ka nisur të interesohet për Brojën. Skuadra e cila befasoi edicionin e shkuar, duke u shpallur nënkampione në Bundesliga kërkon që të afrojë shtatlartin kuqezi.  Por, qëllimi kryesor i klubit gjerman është që të huazojë një sulmues, dhe jo të arrijë marrëveshjen për blerjen e kartonit që në këtë merkato. Chelsea në krahun tjetër e ka bërë të qartë se kërkon ta shesë lojtarin, por mund të arrihet një marrëveshje për huazimin me detyrim blerje në fundin e sezonit.

    Për Brojën interesim konkret ka patur dhe Milani, që është gati të bëjë një ofertë, ndërkohë që Everton e ka paraqitur ofertën e tij dhe është vetëm në pritje të përgjigjes. Kjo javë pritet që të jetë vendimtare për të ardhmen e Brojës, i cili gjithashtu pret me shumë interes të akomodohet në një tjetër skuadër e të nisë të luajë rregullisht.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.