Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Ed Sheeran blen aksione në klubin e Aro Muriqit
    Ballina-1

    Ed Sheeran blen aksione në klubin e Aro Muriqit

    16/08/2024 15:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Këngëtari i njohur anglez, Ed Sheeran, ka blerë aksione në klubin ku bën pjesë edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, Ipswich Town. Këtë e ka bërë të ditur Ed Sheeran në rrjetet sociale. Ai ka blerë 1.4 për qind të aksioneve te skuadra angleze.

    “Jam i emocionuar dhe ju njoftoj se kam blerë një përqindje të vogël të aksioneve të klubit të qytetit të lindjes, Ipswich Town. Është ëndrra e çdo tifozi të jetë pronar në klubin që ata mbështesin dhe ndihem shumë mirënjohës për mundësinë. Kam jetuar në Suffolk që kur isha trevjeçar dhe megjithëse kam udhëtuar nëpër botë, ndonjëherë ndihem si i huaj në qytetet e mëdha. Suffolk dhe Ipswich gjithmonë më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. Është gëzim i madh të jesh një tifoz i Ipswich Town”, ka deklaruar Ed Sheeran, shkruan të premten “Reuters”. Ipswich Town në edicionin 2024/2025 do të bëjë gara në Premier League. 

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.