Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futbollistet e Kosovës U19 fitojnë ndaj Malit të Zi
    Ballina-1

    Futbollistet e Kosovës U19 fitojnë ndaj Malit të Zi

    28/08/2024 19:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Goli i sulmueses Elona Paci e ka vendosur ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës U19 dhe Malit të Zi U19. 

    Futbollistet e reja të Kosovës fituan ndaj atyre të Malit të Zi të mërkurën në Kampin Nacional në Hajvali, me rezultatin 1:0. 

    Dhe miqësorja e parë për përgatitje për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit të ardhshëm, ishte e suksesshme. 

    Kosova U19 e drejtuar nga selektorja Albina Rrahmani është në Grupin 1 të Ligës A, bashkë me Gjermaninë, Danimarkën dhe Greqinë. 

    Kosova dhe Mali i Zi luajnë sërish në miqësore më 30 shtator. 

    Kosova U19 ciklin kualifikues për “Euro 2025” e nis kundër Gjermanisë më 27 nëntor, në udhëtim te Gjermania.  Më 30 nëntor luan në udhëtim sërish, te Danimarka. 

    Ndërkohë, ndeshjen e fundit e zhvillon në shtëpi ndaj Greqisë.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.