Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Kuka për humbjen e Kosovës: Ekipi duhet përkrahur edhe në ditë të keqe
    Ballina-1

    Kuka për humbjen e Kosovës: Ekipi duhet përkrahur edhe në ditë të keqe

    07/09/2024 17:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri legjendar i xhudos, Driton Kuka, e ka komentuar humbjen e Kosovës nga Rumania në futboll, teksa ka bërë thirrje që ekipi të përkrahet edhe kur është në ditë të keqe.

    Kosova u mposht nga Rumania 3:0 të premten në Prishtinë në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët nisën të fishkëllejnë lojtarët dhe brohorisnin “Marre, marre”.

    Por Kuka ka thënë se sporti duhet të merret me sportivitet. Sipas tij, Rumania kishte nivel tjetër krahasuar me Kosovën dhe se ekipi duhet të përkrahet edhe më shumë në sfidat e radhës.

    “Për një ditë të mirë… Sportin merreni me sportivitet! Rumania realisht aq sa unë e pash kishte nivel tjetër të ekipit në raport me futbollistët tanë. Fituan me meritë. Ne si popull e dojmë sportin e sidomos futbollin por të jemi real me mundësitë e ekipit! Loja e ekipit tonë ishte e dobët ska fjalë,skuptoj shumë në pjesën e strategjisë e taktikës në futboll por mbramë diçka shkoj huq. Sportistët tanë e ekipi në përgjithësi duhet përkrah kur janë në ditë të keqe e jo ndryshe! Ti përkrahim edhe më shumë në sfidat e ardhshme”, ka shkruar Kuka në Facebook.

    TË LIDHURA

    Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

    07/11/2026 20:01

    Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

    07/11/2026 19:13

    Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

    07/11/2026 18:46

    Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

    07/11/2026 18:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.